21 fizikantët që kanë ndryshuar vizionin e botës

4266
Ata që na kanë hapur sytë mbi lëvizjen e planetëve, ata që hulumtuan mbi strukturat e vogla, 21 shkencëtarë që revolucionarizuan mënyrën e të parit të gjërave.
Fizika është ndoshta disiplina që më mirë se kushdo shpjegon funksionimin e botës që na rrethon, që nga pjesëzat që formojnë materien deri tek sjellja e Universit.
Në këtë fushë ekzistojnë kërkime, zbulime që ndryshojnë plotësisht vizionin tonë të gjërave. Më poshtë po rendisim 21 fizikantët që kanë kontribuar në shpjegimin e botës ashtu siç e njohim sot.
GALILEO GALILEI (1564-1642)
Njihet si babai i shkencës moderne, i njihet merita e kapërcimit të shkencës aristoteliane mbi lëvizjen. Në vitin 1630 tregoi se të gjitha objektet bien me të njëjtën konstante shpejtësie (shpejtësi rëndese), futi parimin e inercisë në bazë të të cilës një trup në mungesë të forcave të fërkimit, mbetet në lëvizje drejtvizore uniforme derisa nuk ndërhyjnë forca të jashtme që prishin lëvizjen. Parimisht ishte ai që mbështeti teoritë heliocentrike të Kopernikut që i kushtuan dënimin nga inkuizicioni dhe u detyrua të tërhiqej.
ISAAC NEWTON (1643-1727)
Duke u bazuar mbi parimet e Galileos vendosi tre ligje universale mbi lëvizjen dhe një ligj gravitacional (në bazë të të cilit çdo pikë materiale në Univers tërheq një pikë tjetër me një forcë proporcionalisht me produktin e masave të tyre dhe anasjelltas proporcionalisht me katronin e distancës së tyre). Kontributi i teorive të tij qëndron në faktin që vërtetoi se në trupat qiellorë veprojnë të njëjta ligje me ato që veprojnë në Tokë.
MICHAEL FARADAY (1791-1867)
Fizikanti dhe kimiku britanik njihet botërisht për studimet e tij mbi elektromagnetizmin. Në vitin 1831 zbuloi induksionin elektromagnetik, në bazë të të cilit lind një korrent i induktuar sa herë që ka një variacion të rrymës magnetike përmes sipërfaqes së një qarku. Në vitin 1839 propozoi ekzistencën e një lidhjeje mes elektricitetit dhe magnetizmit.
JAMES CLERK MAXWELL (1831-1879)
Teoria e tij mbi elektromagnetizmin në vitin 1864 është përcaktuar si standardizimi i dytë më i madh pas asaj të Izak Njutonit, që stabilizoi se elektriciteti, magnetizmi dhe drita janë të gjitha manifestime të të njëjtës dukuri, të fushës elektromagnetike.
WILHELM RÖNTGEN (1845-1923)
Në vitin 1895 shkencëtari gjerman ishte i pari fizikant që prodhoi dhe zbuloi rrezatimin elektromagnetik në intervalin e valës, të njohura sot si rrezet X ose Rëntgen, ndërsa po studionte rrezet katodike.
MARIE CURIE (1867-1934)
Iu dha çmimi Nobel në vitin 1903 për studimin e rrezatimit dhe izolimin e izotopeve së bashku me bashkëshortin e saj, Pierr. Zbulimi i radiumit dhe poloniumit i dhanë asaj, 8 vite më vonë, çmimin e dytë Nobel. Shënimet e saj janë akoma edhe sot radioaktive.
J.J THOMSON (1856-1940)
Në vitin 1897 fizikanti britanik zbuloi grimcën nënatomike, elektronin, të pa njohur më parë.
MAX PLANCK (1858-1947)
Është babai i fizikës kuantike. Në vitin 1900 propozoi ekzistencën e kuanteve, grimca të padukshme të energjisë (proporcionale me frekuencën e tyre të oshilacionit, sipas një konstanteje që më vonë u njoh si konstantja e Plankut) dhe jo të vazhdueshme siç pohonte teoria e elektromagnetizmit klasik.
ALBERT EINSTEIN (1879-1955)
Më shumë nga të gjithë është ai që ka ndryshuar mënyrën tonë të të perceptuarit të Universit. Në vitin 1905 Ajnshtajni formuloi teorinë e relativitetit të limituar që u jepte zgjidhje kundërshtive mes relativitetit të Galileut dhe elektromagnetizmit. Në vitin 1916 u bë e njohur teoria e relativitetit e përgjithshme, një teori thelbësore për hapësirën, kohën dhe gravitetin, sipas së cilës kjo e fundit nuk është veçse një efekt i përkuljes së hapësirë-kohë (kjo hipotezë parashikonte ekzistencën e valëve gravitacionale, të zbuluara kohët e fundit).
ERNEST RUTHERFORD (1871-1937)
Në vitin 1911, shkencëtari neozelandez britanik i natyralizuar, tregoi se bërthama e atomeve zë një pjesë të madhe të masës së tyre. Në vitin 1920 zbuloi ekzistencën e protoneve. Fitoi një çmim Nobel në vitin 1908 në kimi për studimet e tij mbi shpërbërjen e elementeve dhe zbulimin e ekzistencës së substancave radioaktive.
NEILS BOHR (1885-1962)
Në vitin 1913 formuloi teorinë e strukturës atomike që parashikon se një atom ka një bërthamë qendrore dhe elektronet që orbitojnë përreth saj. Për këtë fitoi çmimin Nobel në vitin 1922. Dha kontribute edhe mbi lindjen e mekanikës kuantike.
WOLFGANG PAULI (1900-1958)
Fizikanti austriak futi parimin e përjashtimit për të cilin fitoi një çmim Nobel në vitin 1945, në bazë të të cilit dy elektrone në një atom s’mund të zënë njëkohësisht të njëjtën gjendje kuantike. Ky parim ka patur ndikim kryesor në astronomi në studimet e evolucionit yjor dhe në formimin e reve. Në vitin 1931 parashikoi ekzistencën e neutrinove, grimca që vijnë nga çdo drejtim në hapësirë.
ERWIN SCHRÖDINGER (1887-1961)
Në vitin 1933 shkencëtari austriak formuloi ekuacionin kryesor të fizikës kuantike që përcakton orbitat më të mundshme të zëna nga një elektron tek një atom. Kjo braktisi konceptin përcaktues të fizikës, sipas të cilit në bazë të të dhënave fillestare është gjithmonë e mundur të llogaritet trajektorja e një grimce dhe për këtë, 7 vite me vonë mori një çmim Nobel në fizikë. Ai njihet edhe për paradoksin e maces.
PAUL DIRAC (1902-1984)
Fitoi çmimin Nobel në 1933 ku parashikoi ekzistencën e antimateries dhe konsiderohet si një nga themeluesit e mekanikës kuantike. E ndau çmimin Nobel me Schrödinger për zbulimin e formave të reja të teorisë atomike.
WERNER HEISENBERG (1901-1976)
Fizikanti gjerman fitoi çmimin Nobel në vitin 1932 dhe njihet për futjen e parimit të së panjohurës që mban edhe emrin e tij dhe që ravijëzon disa limite kryesore në saktësimin e matjeve eksperimentale në fushën e mekanikës kuantike.
ENRICO FERMI (1901-1954)
Fizikanti amerikan me origjinë italiane dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e fizikës bërthamore si edhe në ndërtimin e reaktorit të parë bërthamor me ndarje. Ishte edhe arkitekti i parë i projektit Manhatan. Në moshën 37 vjeçare, në vitin 1938 mori çmimin Nobel për zbulimin e radioaktivitetit artificial prodhuar nga rrezatimi i neutroneve.
ROBERT OPPENHEIMER (1904-1967)
Megjithatë jo të gjitha zbulimet në fizikë kanë përmirësuar jetën tonë. Oppenheimer dha kontributin e tij në fizikën kuantike dhe në zbulimin e rrezeve kozmike, por konsiderohet si babai i projektit Manhatan, sepse llogaritjet (së bashku me ato të Fermi e Feynman) ishin në bazë të ndërtimit të bombës së parë atomike. Pas një krize të ndërgjegjes refuzoi të punonte mbi bombën me hidrogjen.
RICHARD FEYNMAN (1918-1988)
Një nga mendjet më brilante të shkencës për shekullin e XIX, njihet për elaborimin e teorisë elektrodinamike kunatike, një teori kuantike e fushës elektromagnetike që kombinon relativitetin e limituar me mekanikën kuantike për të përmirësuar shtrirjen e Universit. Interesat e tij shkonin edhe për kiminë, biologjinë dhe elektronikën. Ishte ai që hodhi sfidën e makinave molekulare, për të cilën kimistët fituan një çmim Nobel në 2016.
MURRAY GELL-MANN (1929)
Në vitin 1961 fizikant i çmimit Nobel propozoi atë që përcaktohet rëndom si “rruga e okteteve” për t’i klasifikuar grimcat nënatomike të gjetura deri më tani. Në vitin 1964 propozoi hipotezat e kuarkut në bazë të të cilave protonet, neutronet dhe adronet e tjera janë të përbëra nga grimca akoma më të vogla të quajtura kuark, teori për të cilën mori çmimin Nobel në 1966.
VERA RUBIN (1928)
Në realitet është një astronome amerikane. Studimet e saj mbi rrotullimin e galaksive evidentuan se 84% e Universit tonë është e përbërë nga grimca të materies së zezë, një zbulim për të cilën shkencëtarja po i qaset Nobelit.
PETER HIGGS (1929)
Emri i fizikantit britanik, fitues i çmimit Nobel në vitin 2013, është i lidhur me emrin Bosone di Higgs, për një nga grimcat kryesore më të kërkuara në fizikën moderne, ekzistenca e të cilës u sugjerua nga shkencëtari i viteve 60. Higgs hipotetizoi ekzistencën e një fushe fizike që penetron gjithë hapësirën, fusha Higgs, përmes ndërveprimit grimcat fitojnë masë. Për të treguar teorinë e tij u përgatit eksperimenti më kompleks i konceptuar ndonjëherë, “Large Hadron Collider” që në vitin 2012 gjeti evidenca shkencore të ekzistencës së kësaj grimce.
Sigal