17 janari, ditë historike për Shqipërinë: Çfarë humbën shqiptarët më 17 janar 1468!

2479
Sigal

Më 17 janar të vitit 1468 vdiq Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, i cili vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1405, ne familjen mbretërore të Kastriotëve.
Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare dhe konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës
Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.
Mbeti ne histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe arriti të ndalonte për 25 vite me rradhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë.
Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj, një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.