Zjarri në pallatin te ‘ish-parku i Autobusave’, asfiksohet 1 zjarrfikës, dërgohet me urgjencë në spital

12
Sigal

Një pallat i ri në zonën e ‘ish-parkut të Autobusave’ është përfshirë nga flakët pasditen e së enjtes.

Zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e pallatit, është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Për shkak të tymit të dendur të çliruar nga djegia e polesterolit, një zjarrfikës është asfiksuar dhe është transportuar në spital nga ambulanca që gjendet në vendngjarje.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, po ashtu ka edhe disa bote me ujë. Në vendngjarje ndodhen dhjetëra efektivë zjarrëfikës dhe policie.