Zjarri 200 m larg shtëpive më Pishëporo, banorët nxitojnë të korrin të mbjellat: Po rrezikohemi!

32
Sigal

Situata me zjarret vijon të jetë alarmante në Pishëporo të Fierit, pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri.

500 ha pyll me pisha janë shkrumbuar tashmë, ndërsa banorët shprehen se ndihen të rrezikuar nga flakët që janë rreth 200 metra larg banesave. Ata po nxitojnë të korrin të mbjellat të cilat mund të përfshihen nga flakët. “Rrezikohen bagëtitë, toka, shtëpia është kryesore. Duhet të ishin marrë masat që në fillim, mos të vinte deri këtu situata. Se di çfarë do bëhet, më herët ishte shumë keq gjendja, por edhe tani. Era e ndihmon shumë zjarrin. Avionët duhen në mëngjes, pasdite e ndihmon era shumë.”-shprehet një banore.

“Zjarri ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe kërkojmë ndihmë nga shteti. Erdhi zjarri prapë këtu, rrezikohen shtëpitë. Të vjelat po i korrin, po nxitojnë. Rrezikohen te shtëpitë se po afrohen flakët, 200 metra larg janë flakët”, -shprehet një banor tjetër.