Zjarr tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, digjen 10 hektarë shkurre dhe ullinj

262
Sigal

Një zjarri është regjistruar tek Shkëmbi i Kavajës pasditën e sotme.  Si pasojë e flakëve u dogjën 10 hektarë shkurre dhe ullinj.

Në betejë me flakët u angazhuan 4 mjete nga Durrësi, 2 nga Kavaja dhe një nga Porti. Për fat të mirë, zjarri u shua përpara se të arrinte te banesat.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkakun e zjarrit. Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje qytetarëve, që të tregohen më të përgjegjshëm në këto ditë të nxehta.