Zjarr në Yzberisht, banorët në panik, rrezikohen disa banesa

235
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Shumë pranë vatrës së zjarrit janë disa banesa private që rrezikohen nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia mësohet se kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë në zonë është ngritur një re e madhe tymi.