Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën drejtuesi 55-vjeçar

57
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Perondi në Kuçovë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi zetori, të cilin ai po e drejtonte ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti bujqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi  i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.