Zbulohet shuma e vërtetë, ja sa u pagua oficeri i specialeve greke për të vrarë Devi Kasmin

672
Vrasësi me pagesë Efthymiou Efthymious u përjashtua nga radhët e Policisë Greke në vitin 2012 pas një karriere të gjatë prej 20 vitesh, që prej vitit 1992.
Ai bënte pjesë në forcat speciale të policisë greke deri sa u zbulua se ishte i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Mësohet se ish-polici grek ishte arrestuar gjatë një operacioni të Interpol në Frankurt të Gjermanisë disa vite më parë. U zbulua se 42-vjeçari Efthymiou Efthymious ishte i përfshirë në trafikun e kokainës në këtë shtet.
Nuk dihet se si ish-polici grek u lirua pas arrestimit për pjesëmarrje në trafikun e droge. Megjithatë, ai u përjashtua nga straktura e Policisë Greke pas zbulimit se ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Pas kohë më pas, ai u akuzua edhe për kontrabandë të emigrantëve të paligjshëm në kufirin greko-shqiptar.
Hera e dytë që ai arrestohet është vendi ynë. Gjatë një operacioni të mirëorganizuar të Policisë së Tiranës, ish-polici grek Efthymiou Efthymious u arrestua më 2 Shkurt si ekzekutori direkt i 41-vjeçarit Dëfrim Kasmi, ngjarje e ndodhur më 29 Janar.
Bashkë me të u kapën edhe 3 persona të tjerë si bashkëpunëtor, dhe u shpall në kërkim organizatori i atentatit Aurel Hoxhallari.
Ish-polici grek në rolin e vrasësit, mohoi para hetuesve shqiptarë që të ketë ekzekutuar Dëfrim Kasmin, duke thënë në Tiranë kishte ardhur si turist. Por dëshmia e tij nuk e bind policinë. Burimet nga policia thonë se Efthymiou Efthymious ishte paguar rreth 25 mijë Euro për të vrarë 41-vjeçarin Kasmi.
Në momentin e arrestimit, ish-policit grek iu gjetën Euro dhe Lekë, që dyshohet të jenë pagesa për “detyrën” që i ishte ngarkuar. Ai kishte mbërritur në Tiranë disa ditë përpara se të ekzekutonte Kasmin, të cilin po e ndiqte dhe e mbante nën vëzhgim. Efthymiou Efthymious qëndronte në një apartament në kryeqytet, të cilin e kishte marrë me qira.
Sigal