Abuzimi i kompanive celulare, mbështetje për krimin

521
Sigal

Numrat e telefonave që shiten në rrugë, përdoren për ngjarje kriminale 

Çdo ditë e më shumë, krimi po bëhet një fenomen shumë shqetësues, i cili duket më shumë si një “Kancer agresiv” që nuk njeh të ndaluar, por çdo ditë e më shumë përhapet duke përgjakur rrugët e vendit dhe duke sfiduar shtetin dhe ligjin. Me tonelata lëndë narkotike qarkullon sot duke ju marrë jetën shumë adoleshentëve. Por vetëm një pjesë e vogël  e këtij helmi vrasës  arrin të bjerë në dorë të policisë apo të vihen para ligjit keqbërësit që përfitojnë nga kjo lloj tregtie. Por një shërbim të mirë në favor të krimit po bëjnë edhe disa nga kompanitë celulare, duke nxjerrë nga dyqanet e tyre për t’u shitur në treg të zi numra telefoni me parapagesë, të regjistruar, në disa rasate në emra personash fiktiv. Por më e keqja është se kjo behët duke shfrytëzuar edhe mjete identifikimi të qytetarëve, të cilët në mirëbesim kanë lënë fotokopje të mjetit identifikues, pranë dyqaneve të këtyre kompanive. Këto numra janë shndërruar ne fije lidhëse të sigurta komunikimi mes trafikantësh, kriminelësh, njerëzish që bëjnë shantazh, apo gjobvënësish që kohët e fundit duket se i kanë përgatitur vetes një terren të mirë veprimi. Kjo gjë në vend që të alarmonte organet kompetente, për të ngritur grupe  hetimi, apo të merrte masa për ndalimin e këtij fenomeni, si dhe ndëshkimin e kompanive që abuzojnë pa limit. Por ka zgjidhur rrugën e  heshtjes, një heshtje kjo të cilën këto kompani monopol pse jo  mund ta kenë blerë. Në një investigim të bërë nga ana jonë dolën shumë fakte shqetësuese në lidhje me abuzimin, si dhe mungesën e përgjegjësisë apo marrjen e masave si nga vetë kompanitë por edhe nga organet kompetente. Në tregun e zi gjen numra telefoni të kompanive celulare që shiten në mënyrë abuzive, me çmime disi të kripura, këtë fenomen e has shpejtë nëse te bie rruga mbrapa  Godinës të Bankës së Shqipërisë  apo siç njihet ndryshe “Dollari” te “Stacioni i Trenit”  tek Medreseja në Kombinat etj. Ku persona të ndryshëm zhvillojnë qetësisht “biznesin e tyre”  poshtë hundës të Policisë së Rendit apo Policisë Bashkiake, përveç sendesh të tjera, me apo pa vlerë (bizhu, aparate celularësh, etj., etj..) Shumica e këtyre gjërave të vjedhura apo të siguruara në një mënyrë të jashtëligjshme. Këta persona në duar mbajnë edhe paketa me numra celulari të regjistruar jo në emrat e tyre por nuk dihet se kujt. Mjafton ta blesh një numër me një shumë të caktuar të hollash dhe direkt e përdor, në mënyrë abuzive apo në mënyrë korrekte, kjo është në dorën e atij që e blen. Por shumica e atyre qytetarëve që kanë nevojë për shërbimin celular të njërit apo tjetrit nga katër kompanitë  celulare që operojnë sot në tregun shqiptar, mjafton ti drejtohen dyqanit përkatës, (që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut) dhe duke përdorur një mjet identifikimi përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga këto kompani. Pra logjikshëm  shumica e këtyre numrave përfundojnë në dorën e atyre që i marrin për të abuzuar në mënyra nga me të ndryshmet duke kërcënuar po duke folur mes trafikantësh  për pazaret e tyre dhe bëjnë shumë të vështirë identifikimin apo përgjimin e këtyre bisedave. Deri këtu gjithçka duket si një gjë që të gjithë e dinë, por edhe pse e pa drejtë pranohet në heshtje.  Por ajo që është më shqetësues është rruga nëpërmjet të cilës këto numra telefoni dalin nga dyert e dyqaneve të këtyre kompanive, dhe përfundojnë në duart e tregtarëve abuzivë e me pas tek personat që i marrin dhe i (keq)përdorin. Në shumicën e rasteve këto numra dalin nga dyqanet të regjistruara ne emër të qytetarëve që as ja kanë idenë se me mjetin e identifikimit të tyre janë regjistruar 10-tra numra të tjerë pa firmën apo  miratimin e tij, thjeshtë është përdorur një fotokopje e mjetit të tyre të identifikimit, në mënyrë abuzivë, nga shitësit e dyqanit, por me urdhër të distributorit. Kjo kuptohet behët për arsye përfitimi pasi kompanitë kanë vënë bonuse për shitjen e numrave të rinj por edhe shpërblime që merren kesh nga ana e punonjësve nga personat e interesuar  për të pasur një numër në emër të dikujt tjetër. Këtë gjë na i vërteton edhe një punonjës i njërës prej këtyre kompanive, madje ai thotë se: “në të shumtën e rasteve personat që i marrin këto numra janë nga rrethet apo fshatrat e thella ku kompanitë nuk kanë dyqanet e tyre dhe persona të ndryshëm marrin ka raste edhe 50 numra të rinj  ashtu siç marrin edhe karta rimbushje, për ti shitur në më pas  ne këto zona të thella”. Ndërsa për faktin se në emër të kujt regjistrohen këto numra pasi nuk lejohet që një person të marri më shume se 5 numra  nga një kompani? Nuk dha përgjigje thjesht për faktin se nuk mund të rrezikonte vendin e punës pasi kjo nuk ishte në dorë apo kompetencat e tij. Pra sot kur të gjitha antenat janë drejtuar kundër krimit, në një mënyrë apo në një tjetër, me apo pa dashje, me apo pa qëllim krimi merr edhe mbështetje. Një mbështetje kjo që shumë herë fryt i saj janë viktima që spërkasin me gjak rrugët e vendit.

Sokol Biba