Një plantacion i madh i kultivuar me marijuanë dhe një sasi tepër e madhe e tharë dhe gati për shitje janë zbuluar nga një operacion i policisë greke në një zonë agropylltarie në Tripoli.
Operacioni është zhvilluar nga policia e Tripolit, në bashkëpunim me njësitë OPKE të Arkadias dhe Lakonias, ekipit të qenve të Mesinias, Departamentit të Hetimeve Kriminale të Peloponezit dhe njësinë e helikopterëve të policisë greke.
Pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe të dhënave, u krye një operacion i organizuar policor në zonën e mësipërme, ku ndodhej një plantacion i organizuar marijuane, i përbërë nga 28 nivele, në një vend të paarritshëm me sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur dhe me mbulesë natyrore me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 35 hektarësh.
Policia gjeti të kultivuara gjithsej 1253 bimë marijuanë, të lartësisë deri në 3.5 metra të lartë, të cilat janë shkulur dhe konfiskuar së bashku me pajisjet përkatëse të ujitjes dhe kultivimit të gjetura në vend.






















