Tentuan t’i shpëtonin policisë, aksidentohet automjeti plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, pranga shoferit dhe pasagjeres

111
Sigal

Një automjet ka tentuar që t’i largohet policisë greke në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, ku mjeti i ndaloi policëve, por më pas shtoi shpejtësinë. Mjeti është gjetur më pas i aksidentuar, i përplasur me trafikndarëset.

Brenda në mjet janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg marijuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe 400 euro dhe 3 celularë, ndërsa janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër.

Kombësia e shoferit ende nuk dihet, ndërsa pasagjerja mësohet se është greke. Të arrestuarit kanë ardhur nga një zonë e Greqisë veriore për t’u ngarkuar me drogë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 7 raste të trafikut të drogës të dyshuar të linjës nga Saranda ne Igumenicë dhe ka sekuestruar rreth 375 kg marijuanë. Ndërsa në vende të ndryshme të Greqisë prej fillimit të vitit janë kapur rreth 1 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.