Zbulohet arsyeja pse i prenë kokën shqiptarit në Greqi

456
Policia greke është shumë pranë zbardhjes së plotë të ngjarjes së ndodhur në zonën e Thesprotia­s, ku një 25­-vjeçar shqiptar u vra me prerje koke.
Mediet vendase shkruajnë se pas rrëfimit të dëshmitarit okular të ngjarjes, një 28­-vjeçar nga Shqipëria, policia ka tre të dyshuar kryesorë, të cilët i ka identifikuar. Bariu shqiptar ka deklaruar në polici se “këta persona e kanë detyruar që t’i çojë tek Bledar Tërpollari”.
Sipas tij, ata kërkonin që të hakmerreshin, pasi Tërpollari u kishte mbajtur para nga shitja e drogës. 28-vjeçari është shprehur se vrasja ka ndodhur pasi Bledari ka fshehur një ngarkese të madhe droge që vinte nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se tre vrasësit janë larguar me makinë drejt kufirit. Ndërsa burimet policore pohojnë se koka e Bledarit është sjellë në Shqipëri. Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se urdhri për vrasjen e Tërpollarit u dha nga Shqipëria. 26-vjeçari shqiptar që u qëllua me një plumb dhe më pas iu pre koka, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje në Shqipëri.
Sigal