Gardiani i burgut dhunon policin, ecte me makinë pa letra dhe i dehur

459
Një punonjës i burgut të Fierit në gjendje të dehur ka goditur një punonjës të policisë rrugore në Durrës, pasi ky i fundit donte ti maste nivelin e alkoolit, gjë që nuk është pranuar prej tij. Sipas policisë, bëhet fjalë për Ilirjan Helmasin 57-vjeç specialist i I.E.V.P. Fier i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa dokumentacionin përkatës ku në lagjen Nr.15, në vëndin e quajtur”Rrethrrotullimi i Universitetit”, duke drejtuar mjetin tip Reno me targa DR 5215 D është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 930 NB, me drejtues S.T. 33 vjeç. Punonjësi i burgut është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës nga ku ka rezultuar se kishte konsumuar alkool në masën 0.75 mg/l. Policia i ka bllokuar mjetin tip Reno me targë DR 5215 D pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Sigal