Zbret nga furgoni, motorri përplas nxënësin e klasës së 5-të

597
Një fëmijë i klasës së 5-të në Elbasan është përplasur sot nga një motorr. 
Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle private në Elbasan, teksa djali zbriste nga furgoni shkollës. 
Fëmija është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. 
Drejtuesi i motorrit është shoqëruar në polici dhe po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
Sigal