Zbardhet plagosja në Drenovë: 54-vjeçari qëlloi veten pa dashje

530
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Drenovë, ku një 54-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri, e cila iu gjet e iu sekuestrua në banesë. Ky shtetas u arrestua për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” 54-vjeçari Dhimitraq Bello është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, e kalibrit 7.65 mm, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen e organeve kompetente. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, Dhimitraq Bello u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Sigal