Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat. Trupi nuk është gjetur ende

15
Sigal

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Gruaja ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.