Itali, “arrest shtëpie” për shqiptarin që përdhunoi minorenen me probleme mendore

477
“Arrest shtëpie”, ka qenë masa e sigurisë për emigrantin shqiptar 45 vjeç në Itali, me profesion murator me akuzën e përdhunimit seksual ndaj një vajze minorene me probleme psiqike. Ky vendim i marrë sot nga Gjykata e qytetit të Akulias i referohet një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë në komunën Altino në provincën e Kietit në rajonin e Abrucos.
Sipas prokurores së çështjes, Rozaria Veki, shqiptari 45- vjeçar ka marrë në makinën e tij minorenen 16-vjeçare pasi i është prezantuar nga dy miqtë e saj, është përdhunuar nga shqiptari në një vend të izoluar të zonës.
Denoncimi i kësaj ngjarje është bërë nga një mësuese e shkollës, të cilës vajza minorene i kishte rrëfyer dhunimin e pësuar. Hetimet janë kryer nga policia italiane me qendra në Vila. S. Maria e Atesa, të cilat janë komponentët territorialë të rendit në Komunën ku u krye përdhunimi seksual.
Sigal