XHAFA NIS AKSIONIN E VETINGUT NË POLICI

530
Vettingu në polici, të parët në listë të emëruarit nga ish-ministri Tahiri dhe kupola aktuale 
Në sitën e kontrollit dhe verifikimit të figurës, Drejtori i Policisë së Shtetit, 
Pas rimarrjes së detyrës në shtator të këtij viti, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa paralajmëroi furtunë në radhët e Policisë së Shtetit. Por kjo nuk mbeti vetëm në kuadër të fjalëve. Sipas Xhafës, policia ishte inkriminuar në pjesën më të madhe të saj dhe pastrimi i saj ishte domosdoshmëri. Për këtë qëllim u kërkua edhe ndihma e misioneve të huaja. Jemi në fund të vitit 2017 dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme është konfirmuar përfundimi i draftit dhe kalimi në një tjetër fazë, depozitimi i tij në Kuvend për shqyrtim. Por pavarësisht të gjithave sa janë thënë në publik, ajo që duket e pastër në këtë nismë të qeverisë Rama 2, është pastrimi nga radhët e policisë i të gjithë personave që janë emëruar në detyrë nga ish-ministri Saimir Tahiri dhe i atyre që e mbrojtën këtë vendimmarrje me heshtjen e tyre. Nga Vetingu nuk do të shpëtojë as shefi i madh i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Vetingu më pas duhet të shtrihet imtësisht në drejtorët e policisë, shefa komisariatesh e specialistë hetimi. 

Për katër vite me radhë, vendi u pushtua nga droga, policia ishte thuajse inekzistente, ish-ministri në çdo dalje të tij lëshonte deklarata të forta, me anë të të cilave bindte qytetarët se situata nuk ishte ajo për të cilën flisnin shifrat e ndërkombëtarëve dhe Guardia di Financa, por ato që thuheshin prej tij dhe mbështeteshin nga kryeministri Edi Rama. Drejtues të policisë në Vlorë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Tepelenë, Gjirokastër dhe shumë të tjerë, ishin të paprekshëm. Por kjo, jo sepse ata po luftonin kundër kanabizimit të vendit, por sepse ishin vënë në shërbim të trafikantëve të drogës, që mbështeteshin direkt nga ish-ministri Tahiri. Skandali u përhap më shumë, kur nga disa qytete uleshin dhe ngriheshin avionë që transportonin drogë. Divjaka, Lezha, Durrësi, Vlora, janë katër nga qytetet, ku janë konstatuar avionë droge. Të gjitha rastet janë denoncuar nga opozita, por edhe nga qytetarët e thjeshtë përmes mesazheve. Për të gjitha është thënë se lajmet janë të pavërteta, por në fund ka rezultuar e kundërta. Qeveria Rama nuk mori asnjë masë për të pastruar policinë, sa kohë në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, i vënë tashmë nën akuzë për trafik droge dhe korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë ushtrimit të detyrës. Harta e kultivimit të drogës në të gjithë vendin ishte e madhe. Por se sa do të zbatohet në terren Vetingu për Policinë e Shtetit, është herët për t’u thënë. Mësohet se drafti i ka kaluar Kuvendit dhe në të thuhet, se për të gjithë efektivët që nuk do të kalojnë Vetingun është parashikuar lirimi nga detyra dhe humbja e gradës në policinë e shtetit. 
Kush do të kalojnë të parët në kontroll?
Ata që do të kalojnë të parët në filtrin e kontrollit të pasurisë, anën profesionale dhe kontakteve me elementë kriminalë, proces ky i njohur si Veting do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtuesit e policive në qarqe, zyrtarët e lartë të akademisë së rendit si dhe shefat e komisariateve. Më pas, Vetingu do të shtrihet i ndarë në faza dhe tek efektivët e tjerë, të cilët shërbejnë në terren në varësi të drejtorive. Aktualisht mësohet se rreth 60 efektivë kanë kaluar një kontroll në lidhje me certifikatat e sigurisë për informacionet e klasifikuara dhe asnjë prej tyre nuk e kanë kaluar testin. Për të gjithë ata që do t’i nënshtrohen Vetingut bazë do të jenë edhe gjurmët e gishtërinjve që do duhet të dorëzojnë për të kontrolluar të shkuarën e tyre. Ndryshe nga kupola drejtuese e policisë, punonjësit e policisë së rangjeve më të ulëta janë bërë shpesh objekt i hetimeve dhe arrestimeve për implikim në veprimtari të dyshuara kriminale. I gjithë ky proces do të asistohet nga misioni “Pameca V” i Bashkimit Evropian dhe ai ICITAP i Shteteve të Bashkuara për të “ndihmuar në zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm”.
Beteja mazhorancë-opozitë
Megjithatë ka shumë skepticizëm edhe në këtë reformë, ashtu sikundër në Reformën në Drejtësi. Frikë për përfundimin me sukses të pastrimit të policisë vjen edhe nga fakti se qeveria është e vetme në këtë betejë. Nuk dihet se sa do të ketë mbështetjen e opozitës, e cila ka qenë e para që ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë Rama si e përfshirë në trafikun e drogës dhe rrjeteve të tjera kriminale. Për opozitën, e vetmja alternativ, është largimi i kësaj qeverie. Dërgimi i draftit nga ana e Ministrisë së Brendshme në Kuvend, do të hap një tjetër debat mes opozitës dhe mazhorancës. Tezat e të dy forcave politike, ndonëse në dukje janë të njëjta, në realitet ndryshojnë shumë. Qeveria nga ana e saj kërkon të mbajë me forcë pushtetin e fituar në 25 qershor me shumicë të cilësuar të votave, ndërsa opozita me tezën e saj për të larguar këtë qeveri duke e akuzuar se erdhi në pushtet pikërisht me paratë e drogës dhe te krimit. 
Shtyllat ku do të mbështetet Vetingu
Ky proces do të bazohet në tre shtylla kryesore, integritetin, profesionalizimin dhe hetimin pasuror të efektivave të policisë, si dhe drejtuesit e lartë në uniformat blu.
Mësohet se nga hetimi pasuror do të kalojnë në “sitën” e specialistëve edhe ish- drejtuesit e lartë të këtij institucioni, të cilët tashmë mbajnë postet e specialistëve. Të gjithë ata persona, të cilët mbajnë veshur uniformën e policisë dhe nuk mund të justifikojnë pasurinë e tyre do të përjashtohen nga struktura e policisë. Gjithashtu në procesin e Vetingut do ndihmojë edhe FBI, që do të ketë edhe një rol kryesor, për sa i përket goditjes se grupeve të krimit të organizuar në vend. Deri më sot, detyrën e kontrollit të figurës së punonjësit të Policisë e kryente Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, por edhe vetë ky institucion brenda Policisë së Shtetit do të kalojë në sitën e Vetingut. Por as SHÇBA nuk ka rezultuar efikase, pasi nuk ka mundur të kalojë në sitë gjithë efektivët e policisë. Madje ka rezultuar se një pjesë e anëtarëve të kësaj strukture janë ngritur në detyra, duke pasur mbështetje nga kupola dhe në bazë të influencave partiake. Jo në pak raste, opozita është shprehur se e gjitha kjo është një çështje që mban erë demagogji, pasi verifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit e bën Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Është detyrë e tyre funksionale. Çdo drejtues i lartë dhe i mesëm i Policisë së Shtetit kalon patjetër në këtë filtër”, thotë Lezhja.
Nga do të nisë Vetingu? 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
Shefat e komisariateve në rrethe
Drejtorët e drejtorive hetimore në policitë e rretheve
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave 
Oficerët e rolit bazë 
Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit 
Vendet nga ngriheshin avionët e drogës
Pista e Gjadrit
Pista e Divjakës
Pista e Poros në Vlorë
Pista e Ishmit në Durrës
Sigal