Vritet me thikë shqiptari në Kanada

541
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klub nate në Toronto të Kanadasë, ku një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë.
Mediat kanadeze raportojnë se viktima është Reald Verçani, babai i një vajze të vogël, i cili humbi jetën në spital, pas plagosjes.

Një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin si autorin e krimit, një 29-vjeçar nga Hamilton. Ai do të akuzohet për vrasje dhe pritet të dalë në gjykatë.Ende nuk bëhet publik emri i autorit të krimit si dhe shkaqet e vrasjes, shkruan portali online kanadez globalnews.