Vritet me thikë djali i gazetarit shqiptar në Shkup

457
Një 20 vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, pas një sherri mes të rinjsh në lagjen Çair të Shkupit. Viktima me inicialet L.A është djali i një gazetari të njohur sportiv që punon në radio televizionin e Maqedonisë.
Sipas portalit on line “Zhurnal.mk”, ngjarja mendohet se ka nisur pas një konflikti verbal mes dy grupesh të rinjsh rreth orës 20:00 të ditës së djeshme. Situata përshkallëzoi dhe dy të rinjtë e tjerë shqiptarë e sulmuan viktimën dhe e goditën atë me thikë.
Pavarësisht se 20 vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë, ai nuk arriti që të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja e ndodhur ka shokuar banorët e Shkupit, të cilët janë tepër të indinjuar për humbjen e jetës së të riut pas një konflikti banal. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për arrestimin e autorëve.
Sigal