Publikohen imazhet e para të anijes së fundit të mbytur në Trekëndëshin e Bermudës

655
Janë publikuar imazhet e para që tregojnë mbetjet e anijes së mallrave “El Faro”, e cila u nis nga Bahamas tre muaj më parë por që u përmbyt në zonën e quajtur Trekëndëshi i Bermudës, ku humbën jetën 33 persona në bord.
Fotot e mbetjeve të shkëputura nga anija kryesore u shkrepën nga skuadrat e kërkimit të Bordit Kombëtar të Transportimit.
Anija qëndronte në fund të oqeanit, e shtrembëruar dhe me dritare të thyera.
“El Faro” u mbyt më 1 tetor të vitit 2015 pasi motori i saj doli jashtë funksioni gjatë kohës që anija u përfshi nga një stuhi ndërsa lundronte drejt Puerto Rico-s.
Sigal