Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar! Ky është realiteti i këtij krimi që ka sjellë vdekjen e një avokati, një punonjësi të drejtësisë. Vonesa e zbardhjes është një armë e fortë për të moszbuluar autorin e këtij që minimalisht mund të jetë edhe një aksident i rastësishëm, por këtë duhet të na thonë organet kompetente që merren me ruajtjen e jetës së qytetarit. / I. Hoxha.






















