Vrau biznesmenin qipriot, ku fshihet shqiptari Aleks Burreli?

465
Kanë kaluar ditë dhe policia e Qipros nuk ka mundur ende të bjerë në gjurmë të Aleks Burrelit, shqiptarin që kërkohet për vrasjen e biznesmentit qipriot, çiftit të policëve dhe i dyshuar edhe për eleminimin e përkthyesit shqiptar, Jani Vogli. Sipas mediave greke policia deri më tani nuk e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar vrasësin shqiptar Aleks Burreli, përgjegjës për masakrën në Ayia Napa, ndërkohë që vijon kërkimin e tij prej 14 ditësh.
Sipas tyre, policia është duke kontrolluar zona dhe krahina të ndryshme të vendit për të identifikuar vendodhjen e tij. Dëshmitë e të arrestuarve kanë çuar policinë në vendet e fundit ku raportohet të ketë qëndruar shqiptari. Aty u tha se janë gjetur gjurmë të tij, por ende asgjë konkrete për kapjen e të kërkuarit. Nga hetimit dyshohet se shqiptari është fshehur në zona të pabanuara dhe për këtë arsye nuk kanë lëshuar urdhër –arresti ndërkombëtar ndaj tij. Por, policia nuk e përjashton edhe një largim të tij nga Qipro.
Sigal