Vrasja në Tiranë, 50-vjeçari kishte lidhje me një 25-vjeçare

468
Vrasja e mbrëmshme në ish-Bllok, mesa duket ka ndodhur për shkak të gridjeve për divorcin dhe dhunës së ushtruar nga 50-vjeçari, Artur Kurti ndaj gruas së tij. Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar edhe dy ditë më parë. Mësohet se 50-vjeçari shkonte shpesh në gjendje të dehur dhe dhunonte fizikisht e psikologjikisht gruan e djalin e tij. Për këtë arsye gruaja ajo i ka kërkuar divorcin dhe 50-vjeçari kishte nisur një lidhje me një vajzë 25-vjeçare, e cila thuhet se është shtatzënë. Këto mendohet se kanë ndikuar zënkat të shndërrohen në tragjedi.
Sigal