Vrasja në Pogradec, dosja kalon te Krimet e Rënda

430
Gjykata e Pogradecit ka shfaqur inkompetencë për të gjykuar autorin e masakrës së ndodhur në fshatin Proptisht, ku Zamir Çekani i mori jetën në mënyrë barbare gruas së tij. Sipas të dhënave nga Pogradeci bëhet me dije se akti i kryer nga Zamir Çekani, për shkak të specifikës së veprës penale për të cilën akuzohet, hetohet dhe do të gjykohet 38-vjeçari, i prangosur të shtunën, menjëherë pasi i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij, do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Sipas të dhënave, bëhet me dije se prokuroria pritet të kërkojë masën e arrestit me burg pa afat, ndërsa ende nuk është përcaktuar nga asnjë instancë lokale as shtetërore se çfarë do të bëhet me tre fëmijët e tij të mitur, të cilët tashmë janë pa asnjërin prind. Zamir Çekani, i mori jetën barbarisht gruas së tij, pasditen e së shtunës, teksa gruaja ndërhyri t`i hiqte nga duart djalin e tyre, që mos të dhunohej nga i zoti i shtëpisë që kishte mbërritur në gjendje të dehur në shtëpi.
Sigal