‘Do tregojmë që je e lidhur’, si shantazhohej vajza nga dy djem

470
Sigal

Një e mitur ka denoncuar në polici një rast shantazhi në Podujevë, ku dy 10-vjeçar e kanë kërcënuar se do i tregonin familjes së saj faktin që ishte e lidhur.

Në kushtet e presionit, vajza, identiteti i cilës nuk dihet, i ka dhënë shantazhuesve 10 euro. Pas denoncimit, dy të miturit u shoqëruan në polici.

“Të dyshuarit viktimës po i kërkonin para në shkëmbim të mosnjoftimit të familjes së viktimës lidhur me një lidhje të saj. Pas një plani taktik zhvilluar nga policia në flagrancë janë zënë të dyshuarit duke shantazhuar viktimën, me ç‘rast i kanë marrë para në shumë 10 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.