Luzi e Biba në Konferencën e 2 Botërore për sfidat e trupave zgjedhore

458
Kryetarja dhe Zevendëskryetari i KQZ-se marrin pjesë në Konferencën e 2-të Botërore dhe Asamblenë e Përgjithshme.
Shoqata e Trupave Zgjedhore Boterore (AWEB) nga datat 18-21 gusht, 2015, organizon Konferencën e 2-të Botërore dhe Asamblenë e Përgjithshme, një ngjarje me rëndësi të madhe për strukturat kombëtare të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve të 94 shteteve anëtare të AWEB, këtë vit zhvillohet ne Santo Domingo, Republika Domenikane.
Në këtë Konferencë, me ftesë dhe mbështetje të organizatorëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë përfaqësohet nga Kryetarja, Lefterie Luzi dhe Zv.Kryetari, Denar Biba.
Konferenca, në ditën e parë të saj, u nderua nga pjesemarrja e Presidentit te Republikes Domenikane, Kryetares se Parlamentit domenikan, anëtare të qeverisë dhe anëtare të Gjykates Kushtetuese e të Lartë të vendit.
Ne Konferencë, përfaqësuesit e trupave zgjedhore do të diskutojnë dhe shkëmbejnë eksperiencë në lidhje me rolin dhe sfidat e Trupave Zgjedhore për të Garantuar Integritetin e Zgjedhjeve, që është edhe tema kryesore e kësaj ngjarjeje./ATSH/
Sigal