Vrasja e efektivit të FNSH në Lazarat, Prokuroria kërkon 3 burgime të përjetshme

464
Prokuroria ka dhënë pretencën për grupin që vrau efektivin të FNSH, Ibrahim Basha në Lazarat. Prokuroria kërkon burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia. Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë Familjarët e të akuzuarve janë irrituar në sallën e gjyqit dhe kanë kundërshtuar kërkesën e pretencës.
Vrasja e Ibrahim Bashës:
Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.
Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.
Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.
Të arrestuarit dhe akuzat:
Arbjon Aliko, i dtl. 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,

Alban Aliko, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

Bajram Bocia, dtl. 1993, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

Elvis Bocia, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

Elson Kazma, i dtl 1999, lindur dhe banues në fshatin Lazarat-Gjirokastër, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,

Xhulio Malo, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

Klodian Selimi, i dtl. 1986, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

Oltian Proko, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

Dervish Gaba, i dtl 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

Ruhan Hiraj, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

Iljaz Xhaferaj, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.
Sigal