Vrasja e 58-vjeçarit në Kurbin, arrestohen vëlla e motër

467
Policia e Lezhës ka vënë në pranga vëlla e motër, autorë të vrasjes së mëngjesit të së hënës në Selitë të Kurbinit. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar Indrit Ndoci, 29 vjeç dhe Xhoana Ndoci, 24 vjeçe. Një ditë më parë për konflikt pronësie ata vranë me armë zjarri Ndrec Prendin, 58 vjeç. Sipas policisë shkak ka qënë një sipërfaqe prej një dynym toke e mbjellë me gështenja që ndodhet në vendin e quajtuar “Lajthiza e madhe”. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë.
Sigal