Elbasan: Përfshihet nga flakët një automjet në dalje të tunelit të Krrabës, nuk ka të lënduar

428
Një automjet është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Krrabës, në aksin Elbasan-Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Policia konfirmon se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa një makinë zjarrfikëse po punon për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, qarkullimi në aksin Elbasan-Tiranë vijon normalisht.
Sigal