Vrasja e 21 – vjeçarit shqiptar në Angli, autorët pranojnë krimin

492
Dy persona, të cilët i morën jetën një të riu shqiptar në rrugët e Southampton kanë pranuar krimin.
21 – vjeçari Shkëlzen Dauti, i njohur ndryshe si Genny, u godit me thikë në kraharor mëngjesin e 11 Marsit.
Sipas britanikes BBC, Lee Marc Williams dhe Christopher Jones, dy 27 – vjeçarë nga Uellsi verior, pranuan gjithashtu akuzën e grabitjes, ndërsa Williams pranoi posedimin e një thike.
Ata pritet që të njihen me dënimin nga gjykata e Winchester të enjten.
Williams nga Flintshire dhe Jones nga Denbighshire u arrestuan pasi Dauti u godit për vdekje me thikë në Gilpin Close.
Hetuesit britanikë e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si “një sulm të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë, që Lee Williams dhe Christopher Jones e ndërmorën për të përmbushur babëzinë e tyre”.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe të fejuarën për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Shpresoj që verdikti të mund t’ia lehtësojë sa më shumë dhimbjen”, tha detektivja Liz Williams.
Sigal