Vlorë, zbulohet një bazë për tharjen e kanabisit në Dishan

425
Delta Forcë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë një aksioni kanë zbuluar një bazë për tharjen e kanabisit. Në bazën e ndërtuar në fshatin Dishan, po bëhej tharja e rreth 2 mijë rrënjëve kanabis. Bashkë me rrënjët e kanabisit, policia ka sekuestruar edhe një armë dhe sende të tjera. Ndërkohë një person i cili shërbente si roje e bazës është larguar në momentin që ka pikasur mbërritjen e forcave të policisë. Po gjatë këtij operacioni, Delta Forcë dhe Policia Kufitare ka asgjësuar edhe 600 rrënjë të tjera në fshatin Poro. 
Sigal