Vlorë, sekuestrohen 22 kg kanabis; në pranga 3 persona

414
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se në orët e fundit ka sekuestruar rreth 22 kilogramë lëndë narkotike. Gjithashtu, janë arrestuar edhe 3 persona.
Sipas burimeve lokale të policisë, sasia e lëndës narkotike, e llojit kanabis sativa është gjetur në fshatin Treblovë. Ndërkohë, bëhet e ditur se në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit Mehmet Mehmetaj, Xhaferr Rrapaj dhe Julin Buza. Mësohet se shtetasi me inicialet A. G. është shpallur në kërkim.
Sigal