Vlorë/ Makina merr flakë në lëvizje

Përfshihet nga flakët një automjet në baypass-in e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kaninë.

Makina ishte në lëvizje kur ka marrë flakë ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në mjet.

Sigal

Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale.