Vlorë, kultivoi lëndë narkotike, në pranga 49-vjeçari

Policia e Vlorës arrestoi shtetasin Gëzim Hoxhaj, 49vjeç, banues në fshatin Babicë, për veprën penale “Kultivimi i Bimëve Narkotike”. Nga hetimet e kryera, Seksioni Kundër Krimeve ka zbuluar se Hoxhaj është autori i dyshuar për kultivimin e 63 bimëve narkotike, pranë vendit të quajtur “Bregu i Shenit”, në fshatin Babicë. Lënda narkotike është gjetur e mbjellë nga policia me 16 qershor 2015.
Sigal