Vlorë: Arrestohet një person pasi kapet ma kokainë

459
Sigal

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një person për posedim të dozave të kokainës.

Uniformat blu të qytetit jugor thanë se sekuestruan 12 doza kokainë dhe vunë në pranga poseduesin.

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes me doza të vogla  të lëndëve narkotike të forta.

Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe dy peshore elektronike, në pranga poseduesi i tyre

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M.F., posedonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe se do e shpërndante në doza të vogla, menjëherë kanë bërë kapjen  e  tij ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia  ju  gjetën 12 doza lëndë narkotike e dyshuar  kokainë  dhe  2 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.