Ishin kthyer në tmerrin e bizneseve, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

113
Sigal

Dy shtetas me origjinë shqiptare, të moshës 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar në Nea Chalkidona të Greqisë pasi dyshimeve se ishin anëtarë të një bande që kryente grabitje me armë në kioska dhe pika karburanti.

Sipas medias greke, Maleviziotis.gr, disa momente para arrestimit, dy shqiptarët kanë kryer një grabitje me armë në një kioskë dhe janë larguar me makinë, dhe u gjetën pas kontrolleve të kryera nga forcat e rendit.

Brenda makinës që përdornin shteatsit u gjetën dhe u konfiskuan shuma e parave që kishin grabitur më herët, një pistoletë, rrobat e përdorura gjatë grabitjeve dhe një celular.

Nga hetimet e mëvonshme u konstatua se të akuzuarit kishin formuar një grup kriminal me metodë specifike veprimi dhe role të dallueshme mes anëtarëve të tij që nga mesi i tetorit të kaluar.