VIDEO/ Të bllokuar në humnerë, shpëtohen dy turistët e huaj në Theth

524
Sigal

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me banorët e zonës kanë shpëtuar dy turistë të huaj të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe ishin bllokuar në një humnerë në Theth.

Policia bën me dije se turistët e shpëtuar janë F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe. Dy turistët kanë ndezur edhe zjarr për të orientuar policinë dhe janë shpëtuar pas 5 orësh të bllokuar në vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”.

Njoftimi i policisë:

Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.

Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.

Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.