VIDEO/ Policia nuk ndalet, ja çfarë u ka bërë shoferëve në autostradë dhe Tiranë

490
Kontrolle të shumta në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, si dhe në të gjitha rrugët e qytetit, me Radar e Drager, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle të shumta me pika lëvizëse, gjatë fundjavës në të gjitha lagjet e Tiranës, në periferi dhe në autostradë, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta:
5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë tërhequr 73 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:
• 11 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara
• 27 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
• 25 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
• 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.
Janë kryer 1029 alkool teste, ku ka rezultuar se:
25 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 143 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 861 drejtues mjetesh kanë rezultuar me 0.00 mg/l.
Po gjatë kontrollit me Radar, gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar mjete që qarkullojnë me shpejtësi dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, shpjetësi që ka variuar deri në 213 km/orë dhe në qytet me shpejtësi 122 km/orë.
Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk përdorin rripin e sigurimit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, që nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit, që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit si dhe siguracion.
Në këtë kuadër, janë vendosur:
135 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit
167 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
34 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
13 masa administrative për shkelje të semaforit
17 masa administrative për mungesë të kontrollit teknik të mjetit
11 masa administrative për xhama të errët
104 masa administrative për parakalime të gabuara
Si dhe 1137 masa administrative të tjera të ndryshme.
Janë bllokuar 21 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
Sigal