Të shtëna me armë në një lokal në Tiranë, një i plagosur

112
Sigal

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasditë në Tiranë. Sipas informacioneve një person është qëlluar me armë në një lokal në zonën e Selitës.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ende nuk ka një informacion nga policia mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.