VIDEO/ Policia e Pogradecit kontroll shoferëve për pijen, ndalon dhjetëra makina luksoze

507
Policia e Pogradecit ka dalë në terren me pika kontrolli të lëvizshme duke kontrolluar imtësisht të gjithë shoferët, e kryesisht ata me makina luksoze.
Siç duket edhe në videon e publikuar nga policia, efektivët e Rrugores kanë ndaluar dhjetëra mjete luksoze duke iu bërë testin e alkoolit drejtuesve, kryesisht kanë rezultuar negative. Nuk ka munguar as kontrollit trupor apo ai i mjeteve imtësisht.
Ndërkaq zyrtarisht policia thotë se janë kryer kontrolle me pika kontrolli të lëvizshme në bashkëpunim mes Policisë Rrugore dhe Patrullës së Përgjithshme të angazhuar për parandalimin e aksidenteve rrugore, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe për parandalimin e vjedhjes së pronës.
Për 15 ditët e para të këtij viti nga Policia Rrugore janë dërguar në OASH, 58 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu janë vendosur 88 masa administrative, nga këto:
47 për mos vendosje të rripit të sigurimit.
10 për xhama të errësuar.
14 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
8 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.
8 për kontroll teknik.
Gjatë dy javëve të para të këtij viti në territorin që mbulon Policia Rrugore e Pogradecit nuk është shënuar asnjë aksident rrugor.
Gjithashtu nuk është evidentuar asnjë drejtues mjeti që të drejtojë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Po gjatë këtyre dy javëve janë kapur dy persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Janë evidentuar 13 vepra penale nga të cilat 12 prej tyre janë zbuluar.
Po punohet në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes me lëndë shpërthyese ndodhur më datë 10.01.2018, në Volorekë.
Policia e Pogradecit falënderon qytetarët për bashkëpunimin, ku ky bashkëpunim tregohet qartë në numrin e telefonatave që kanë ardhur në Sallën Operative.
Policia e Pogradecit duke çmuar si mjaft të domosdoshëm besimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, i fton ata të telefonojnë në numrat pa pagesë 129 e 0800 90 90 për çdo sjellje të pa hijshme apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.
Sigal