Vdekja e gruas së portierit Hoxha, mjeku i akuzuar: Nuk jam shkaktar

394
Gjykata e Tiranës ka mbyllur procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve që akuzohen për vdekjen e gruas së portierit të Partizanit Alban Hoxha. Bashkëshortja e tij Dorjana Haka ndërroi jetë pak ditë pas operacionit për lindjen e fëmijës, ndërsa organi i akuzës ka fajësuar dy mjekët P.Rexhepi dhe E.Burba për mjekim të pakujdesshëm. I ulur në bankën e të akuzuarve, mjeku Rexhepi u shpreh se të tilla komplikacione ndodhin pas lindjes dhe janë raste që njihen nga shkenca, ndërsa ka kërkuar pafajësi dhe shtoi se nuk duhet të ishte i akuzuar.
“Ndiej keqardhje për ngjarjen dhe për humbjen që kanë pësuar familjarët, por nuk jam unë shkaktar i saj. E ndjera ka dalë shumë mirë nga operacioni dhe komplikacioni i saj është krijuar disa ditë më pas. Janë komplikacione që njihen nga shkenca. Unë nuk duhej të isha në tavolinën e të akuzuarit”, u shpreh Rexhepi.
Sigal