Meta telefonon De Biasin: Ndeshja e jashtëzakonshme, fitorja historike!

464
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me trajnerin e kombëtares shqitpare, Gianni De Biasi. Biseda ka ardhur një ditë pas fitores madhështore dhe historike në fushën franceze kundër Rumanisë.
E gjithë politika ka uruar kuqezinjtë për emocionet e mrekullueshme që dhurua, duke e cilësuar fitoren historike. Edhe kryeparlamentari Meta e ka konsideruar ndeshjen të jashtëzakonshme. 
“Djemtë e ekipit kombëtar i dhanë krenari gjithë kombit shqiptar dhe dhanë një leksion të shkëlqyer se si fryma e grupit dhe ekipit mund të kapërcejnë çdo vështirësi dhe sesi ëndrrën mund ta kthejnë në realitet. Urimet më të përzemërta për lojën e zhvilluar, për solidaritetin e ekipit dhe fitoren. Fitorja e mbrëmshme është një mesazh i madh për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Është një mesazh i sakrificës, i përkushtimit, i kohezionit dhe drejtimit me vizion. Urimet më të përzemërta dhe të gjithëve tifozëve kuq e zi, të cilët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme i dhanë zemër djemve të kombëtares për paraqitjen dinjitoze në finalet e këtij kampionati evropian, si dhe treguan vlerat më të mira të kombit tonë me shfaqjen e jashtëzakonshme kuq e zi në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga ekipi kombëtar”, ka thënë Meta gjatë bisedës telefonike.
Sigal