Bie nga pallati në Tiranë, 27 vjeçarja humb jetën tragjikisht

829
Sigal

Një 27 vjeçare u raportua se humbi jetën ditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. E reja është identifikuar si Klaudia Pajo, me profesion mjeke.

Ngjarja ndodhi në orën 14.50.

Pajo me origjinë nga Kuçova ishte mjeke në Spitalin e Traumës.

Sipas banoreve të zones e reja nuk banonte në Pallatin me Shigjeta, por në pallatin ngjitur.

Banorët pohojnë po ashtu se Pajo vuante nga gjendja depresive.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.