Vau i Dejës/ U dëmtua aksidentalisht duke pastruar armën e gjahut, dërgohet në spital

32
Sigal

Pasditën e sotme, në fshatin Kosmaç në Vaun e Dejës, një shtetas me inicialet V.N., 54 vjeç, është dëmtuar aksidentalisht, pasi ai ishte duke pastruar armën e gjahut.

54-vjeçari është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia na bën me dije se arma që posedonte shtetasi, ishte me leje.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. N., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.