Uji i ndotur në zonën e ‘Komunës së Parisit’, kallëzohen në SPAK kreu i UKT-së dhe Anuela Ristani

22
Sigal

Ndërkohë, lidhur me këtë situatë serioze, Krimi Ekonomik i Tiranës ka nisur hetimet. Pas publikimit të pamjeve , u krye një inspektim në vendin e dyshuar si burim i problemit, dhe janë marrë deklaratat e Dorjan Korbecit, Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes në UKT.

Rasti tashmë pritet t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gazetari Arsen Rusta ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, dhe kreut të UKT-së, Skerdi Drenova. Ai i akuzon ata për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës, ndotjen e ujit, krim kundër njerzimit dhe veprime të kryera në bashkëpunim.

Ngjarja e fundit është vetëm një tjetër episod në serinë e skandaleve që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve – pas rasteve me mandarina me pesticide, fileto pule me salmonelë dhe sallam me plastikë të markës KMY. Ajo nxjerr në pah mungesën e përgjegjësisë institucionale, sidomos në raste kur reagimi duhet të ishte i menjëhershëm për të mbrojtur shëndetin publik.