U përdhunua pë 12 orë nga tre shqiptarët, rrëfehet 23-vjeçarja: Më dhunuan barbarisht, filmuan gjithçka

102
Sigal

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me përdhunimin në grup të 23-vjeçares nga Haiti. Ajo u përdhunuar nga tre të rinj shqiptarë të cilët janë arrestuar nga Policia ditën e djeshme. Sipas mediave italiane 23-vjeçarja është përdhunuar për dymbëdhjetë orë rresht nga shqiptarët si dhe është dhunuar në mënyrë brutale prej tyre.

“Ata më përdhunuan sikur të isha një kafshë”, tha ajo para prokurorëve.

Në dëshminë e dhënë para agjentëve ajo ka treguar se gjithçka ka ndodhur në një dhomë moteli ku ajo kishte shkuar me shqiptarin me emrin Xheku kundrejt pagesës. Ajo rrëfen se sapo ata kanë hyrë në dhomë kanë dalë dhe dy shqiptarët e tjerë që ishin shokët e tij dhe menjëherë kanë nisur të abuzojnë me të në mënyrë të dhunshme dhe barabare. Sipas saj ata dhe e kanë filmuar gjithë ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në Cornaredo rreth orës 05:30 të mëngjesit. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj ajo rrëfen se nuk ka mundur që të ngrihet nga shtrati dhe tëë lajmërojë karabinierët pasi ndihej e mpirë nga abuzimi seksual dhe dhuna e ushtruar nga tre shqiptarët.