U mbyt sot në Bunë/ Polumbarët në kërkim të 13 vjeçares, babai: Ishte me 3 fëmijët e tjerë, por …

77
Sigal

Babai i 13-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna në Shkodër ka treguar se vajza e tij, bashkë me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për t’u larë.

Ai nuk di ta sqaroj saktësisht atë se çfarë ka ndodhur, por thotë se e mitura nuk dinte not.

Sipas tij, fëmijët nuk shkonin shpesh në atë zonë, ndërsa shprehet se së bashku me ta ishte edhe një person tjetër.

“Kanë ardhur për tu larë. Nuk ka ditur notin, tamam saktësisht nuk di të them. E ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë. Ishin tre fëmijet, dy vajzat dhe djali. Nuk kam çfarë të them. Nuk kanë ardhur shpesh për tu larë në këtë zonë. Kanë qenë të tre dhe një person tjetër, por saktësisht nuk mund ta them”, ka treguar babai i 13-vjeçares.