Kapen 77 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 48-vjeçari

376
Sigal

Rreth 77 kilogramë marjuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar, në aksin Kozani-Janinë.

Policia ka ndaluar një mjet që drejtuesin nga një 48-vjeçar grek, i cili u arrestua. Brenda në mjet u gjetën dhe u sekuestruan 12 pako me 76 kilogramë dhe 900 gramë marijuanë.

Po ashtu brenda mjetit u gjet një pistoletë Browning me një krehër me 2 fishkë 22mm, 2 celularë dhe 250 euro.