Superoperacion i Guardia di Finanzas, arrestohen 27 persona. 6 prej tyre në Vlorë (Emrat)

514
Sigal

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet ende në Vlorë.

Sipas burimeve të Faxweb.al, operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Në rrugë jozyrtare mendohet se janë trafikuar rreth 10 ton drogë në vitet e fundit.

Sipas mediave italiane në total në dy shtetet janë arrestuar 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Hetimet për finalizimin e këtij operacioni kanë nisur prej dy vitesh, ndërsa mësohet se janë çmontuar 4 grupe kriminale.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Ky aksion vjen vetëm pak kohë pas vizitës së prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.